Fjalimi në Strasburg, Berisha akuza të rënda ndaj Ramës: Është një tradhtar, i futi thikën pas shpine Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, në lidhje me fjalimin që ky i fundit mbajti në Strasburg një ditë më parë.

Advertisements

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se Rama është një tradhtar, i cili i futi thikën pas shpine Kosovës, teksa në fjalim përdori fjalën komb kosovar, e cila sipas tij, tezë serbe anti-shqiptare.

“Edi Rama në Strasburg, me fjalën e tij, me dy fishin e kohës së lejuar, të cilën sot mund ta mbante Lukashenko i Bjellorusisë, me këtë qëndrim grotesk, detyroi Komitetin presidencial të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të bojkotojnë zyrtarisht darkën, pavarësisht se ai aty ishte kryeministër i një vendi anëtar i Këshillit të Evropës dhe NATO-s. Ky akt nuk ka ndodhur kurrë në historinë 73-vjeçare të këtij institucioni.

Advertisements

Edi Rama në Strasburg, shpalli aktin madhor të tradhtisë kombëtare pas Enver Hoxhës ndaj Kosovës dhe shpalosi tezën serbe anti-shqiptare të kombit kosovar. Me këtë tezë, Edi Rama jo vetëm miraton ndarjen në dysh të kombit shqiptar, por zhdukjen indirekt të kombit mbasi ai është kosovar. Kjo është thika më e rëndë që i futit kombit tonë, në 150 vitet e fundit nga një tradhtar shqiptar”, theksoi Berisha.

Artikulli paraprakEmocionuese! Që 3 vjeç në karrige me rrota, por asgjë nuk e ndaloi të riun nga Përrenjasi ta “ndizte” dasmën e së motrës(Video)
Artikulli tjetërPedagogët marrin vendimin drastik: Ja çfarë do të ndodhë ditën e hënë!