Ministri malazez: Kosova ka mbeshtetjen tone, pavaresisht reagimit te Serbise!

Srdjan Darmanoviq, ministër i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, i ka reaguar Serbisë duke thënë se nuk e kupton dramën e saj për votën pro Kosovës në INTERPOL.

Advertisements

Deklarata erdhi pas reagimeve të shumta në Serbi, sidomos për votën e Malit të Zi dhe Maqedonisë pro Kosovës.

“Nuk po e kuptojmë pse Serbia po e bën kaq dramë këtë punë. Ne veçse kemi votuar për Kosovën, jemi në mesin e mbi 100 shteteve që e kanë njohur Kosovën dhe në dialogun Kosovë – Serbi jemi partnerë konstruktiv dhe inkurajojmë zgjidhjen”, ka deklaruar Darmanoviq, transmeton Gazeta Express.

Advertisements

“Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi e Sllovenia nga rajoni jonë votuan pro Kosovës në INTERPOL, vetëm Bosnja ishte kundër. A është kjo një dramë që nuk do dihej rezultati? Të gjithë e dinim se kush do votonte pro e kush kundër”, shtoi ai.

Artikulli paraprak“U përpoq të shpëtonte princin tim”, flet mes loteve nëna e djalit të mbytur
Artikulli tjetërAlarmohet Tirana! FNSH blindon Parlamentin (FOTO)