Historia e dashurisë mes të rinjve u kthye në tragjedi në Klos! 17-vjeçari ishte dashuruar me vajzën e autorit

Një histori dashurie mes dy adoleshentëve u bë shkak i tragjedisë së ndodhur ditën e sotme në Klos.

Advertisements

17-vjeçari Kenard Shira që mbeti i vdekur, ishte dashuruar me vajzën 16-vjeçare të autorit të ngjarjes, Fiqiri Mjeshtri.

Ishte familja Mjeshtri që kundërshtonte këtë lidhje mes të rinjve dhe shkruan në një lokal në qendër të Klosit për t’u sqaruar. Fiqiriu kishte marrë me vete dhe dy vëllezërit, Besnik Mjeshtrin që ishte polic bashkiak dhe Fatmir Mjeshtrin.

Advertisements

Ndërsa 17-vjeçari kishte marrë të atin dhe dy të afërmit e tyre për t’u sqaruar me familjen e vajzës. Sherri mes tyre degradoi në përdorimin e armëve. Të vdekur mbetën babë e bir të familjes Shira.

Lidhur me ngjarjen policia tha se autori, Fiqiri Mjeshtri është vetëvrarë, ndërsa janë arrestuar Fatmir dhe Besnik Mjeshtri. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një lokali në qendër të Klosit, duke shkaktuar panik mes banorëve të pranishëm.

Viktimat

Ilir Shira, 44 vjeç

Kenad Shira, 17 vjeç

Fiqiri Mjeshtri, autori i vetëvrarë

Të plagosur

Renato Hasula

Eglant Hasula

Të arrestuar

Fatmir Mjeshtri

Besnik Mjeshtri

Artikulli paraprakZbardhet identiteti i 17 vjeçarit që u vra në mes të Klosit, kush ishte fisi që e sulmoi (EMRI)
Artikulli tjetër“Merre për nuse””/ I riu refuzoi martesën, babai i vajzës qëlloi ndaj tij dhe 3 të tjerëve