Kosova jep 100 euro për çdo pensionist, reagon Meta dhe sulmon Ramën: Ndihma e Qeverisë nuk është as sa një kafe në ditë, ja për çfarë po i shpërdorojnë paratë

Kreu i PL Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’ ka reaguar pasi Kosova miratoi vendimin për të dhënë 100 euro shtesë për çdo pensionist për muajin tetor në kuadër të krizës ekonomike.

Advertisements

Meta shkroi se “ndihma e Qeverisë Rama për pensionistët nuk është as sa një kafe në ditë, sepse paratë ajo i shpërdoron dhe i vjedh për inceneratorët dhe koncensionet”, ndërsa shtoi se për pensionistët në Shqipëri jetesa është e papërballueshme.

Postimi i plotë:

Advertisements

Pas Maqedonisë së Veriut, edhe Qeveria e Kosovës ndërmerr hapa konkretë për të mbështetur shtresat në nevojë për përballimin e krizës së rritjes së çmimeve dhe inflacionit të lartë.

100 euro shtesë do të jetë shuma që do të përfitojnë pensionistët në Kosovë gjatë muajit tetor.

Po në Shqipëri? Ndihma e Qeverisë Rama për pensionistët nuk është as sa një kafe në ditë, sepse paratë ajo i shpërdoron dhe i vjedh për inceneratorët dhe koncensionet, ndërsa për pensionistët në Shqipëri jetesa është e papërballueshme.

Artikulli paraprakE larguan nga Top Channel, zbulohet televizioni ku do të shkojë Sokol Balla
Artikulli tjetër‘Nga 5-20 mijë euro nata’, sipërmarrësi i njohur zbulon cilat janë ‘kriteret’ e eskortave shqiptare në Dubai