“Rrumbullaku e Veliu e kanë…”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat: Ja pse u hoq nga detyra Gledis Nano

“U habita që e emëruan drejtor, por nuk u habita kur e hoqën nga detyra.” Kjo ishte përgjigja e gazetarit Artan Hoxha kur u pyet në “Log” se përse u largua Gledis Nano nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

Advertisements

Sipas të dhënave që gazetarët e “Log” kanë siguruar nga ministria e Brendshme, performanca e Nanos në 11 muajt e parë pasi mori detyrën ka qenë e ngjashme me dy paraardhësit e tij, Ardi Veli dhe Haki Çako.

Si i ka nxjerrë informacionet “e forta”? Artan Hoxha zbulon “sekretin”: Ja si arrij t’i shpëtoj censurës

Advertisements

Dhe, për Hoxhën statistikat dhe performanca e tij në 100 ditët e para të detyrës nuk ishin arsyeja se përse kryeministri Edi Rama vendosi që ta largonte Nanon nga detyra.

Arsyeja e vërtetë, sipas Hoxhës, është fakti që Rama e ka kuptuar që mund ta presë një stinë protestash të paralajmëruar nga opozita dhe Rrumbullaku e Veliu e kanë treguar që mund t’i menaxhojnë ashtu siç do kryeministri.

Artan Hoxha thotë se fillimisht Rama zgjodhi Gledis Nanon sepse ishte figurë e pastër dhe kështu mund t’u mbyllte gojën atyre që i bënin presion për drejtorët e implikuar.

“Kam pasur bindjen e plotë që nuk do ta bënin drejtor. U çudita që e bënë, por nuk u çudita që e hoqën. Të behësh drejtor i Policisë është fundi i karrierës për çdo oficer policie. Ata e bënë dhe u çudita sepse Gledisi vinte nga Anti-terrori. Nuk ka të bëjë me kriminalitetin në Shqipëri. Më tepër një shërbim sekret të vendeve kryesore sot. Ai e bëri këtë gjë sepse ishte vënë nën presion për drejtorë që akuzoheshin me implikime. Në të tilla raste Rama gjeti një emër që nuk kishe ku ta kapje. Ai s’kishte qenë kurrë drejtor qarku, shef komisariati, s’kanë çfarë të akuzojnë.

Nuk besoj se Rama i ka thënë mi sill statistikat e punës së drejtorit. Kush përfiton? Erdhi drejtor i përgjithshëm, Rrumbullaku në kohën e protestave të kaluara ishte shefi i agjencisë për mbikëqyrjen e policisë. Dhe drejtor i përgjithshëm ishte Ardi Veliu. Sot kanë ndryshuar vende dhe këta janë dy njerëzit që përballuan protestat, dhe indikatorët e kryeministrit që do të vijë një stinë protestash. Këta i kanë dhënë provat që dinë t’i përballojnë sfida të tilla.”

Artikulli paraprak“Vranësira të shoqëruara me reshje shiu në gjithë vendin”, si pritet të jetë moti sot
Artikulli tjetër“Do vazhdoni të habiteni me ngjarjet gjatë ditës”, njihuni me horoskopin e së mërkurës