Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaj të reja në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt.
Advertisements
RENEA disa ditë më parë zhvilloj një operacion në zonën e Shijakut, ku dyshohet se humbi gjurmët e fundit Ervis Martinaj. Për këtë person i cili konsiderohej si “Bossi” i Lojërave të fatit, nuk dihet asgjë që prej 9 gushtit dhe rezulton i zhdukur.
I ftuar në një emision televiziv, gazetari investigativ Artan Hoxha tha se deri më tani nuk ka asnjë provë për fatin e Ervis Martinajt. Hoxha ka theksuar se hetimi nuk mund të lihet në dorën e një prokurori të vetëm të Kurbinit për shkak se çështja është shumë e madhe.
Advertisements
Sipas Hoxhës hetimi duhet të merret nga SPAK, ndërsa shtoi se për zhdukjen e Ervis Martinajt është një grupim i shumë grupeve kriminale në vend. Telenovela sipas Hoxhës po bëhet nga politika dhe nga hetuesit që nuk veprojnë siç duhet për të zbardhur këtë ngjarje.
Për sa u përket kontrolleve në disa banesa në Shijak, sipas Hoxhës, nëse autorët e mundshëm për zhdukjen e Ervis Martinajt mund të ishin në këtë zonë, do të kishin pasur të gjithë kohën e nevojshme për të zhdukur provat.