“Na ke mrekulluar me forcën tënde”/ Blogerja e njohur shqiptare që shkoi me urgjencë në spital sjell në jetë djalin para kohe, dedikimi prekës

Blogerja e njohur, Sara Karaj ka përfunduar me urgjencë në spital, pak ditë më parë, në muajin e tetë të shtatzënisë. Pak minuat më parë ajo ka treguar ne Instagramin e saj se djali erdhi në jetë dhe e kanë quajtur Greg.

Advertisements

Sara ka shoqëruar fotot nga materniteti me nje deikim mjaft prekës.

“Pas nje jave plot sfida dhe intensive, me ne fund Greg iu bashkua familjes tone. Greg, na ke mrekulluar me forcen tende! Ne jemi cdo moment me ty. Te tre! Uroj shume qe kjo periudhe te kaloje sa me shpejt dhe te vish me ne, sic kemi imagjinuar me Tomasin dhe babin.

Advertisements

Ajo qe dua te te siguroj eshte qe kur ti te behesh me mire dhe i forte, do te kesh vellain dhe babin me te mire ne bote afer. Qe do te te qendrojne prane ne cdo moment te bukur apo te veshtire. Ndersa mua,ti e di, do me kesh gjithmone si tek barku.

Ne e nisem kete rrugetim bashke, me afer se kurre dhe keshtu do vazhdoje!

Faleminderit shume per cdo mesazh apo perkujdesje qe keni dhene drejt nesh. Gjithashtu, nuk e di a do te mund tia dilnim pa familjen tone te madhe qe ka qene gjithe kohes aty, per cdo gje.”, shkruan Sara.

Artikulli paraprakVrau Mariglen Gjonajt për t’i marrë “Rolex-in”/ Ky është vrasësi, nëna e të ndjerit dyshonte për të që në 2015-ën
Artikulli tjetërPD-ja del me thirrjen urgjente për protestë, zbardhet dita, ja çfarë do të ndodhë para godinës së SPAK