Rama i prere qe ne mengjes: ska asnje shans qe paligjshmeria te demshperblehet

Advertisements

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm në lidhje me protestuesit e Unazës së Re të cilët kërkojnë dëmshpërblim për banesat e tyre.

Sipas Ramës, ndër ata që e quajnë veten në “proces legalizimi”, janë shfaqur edhe një kategori e panjohur më parë e zaptuesve profesionistë të trojeve publike a private.

Advertisements

Rama thekson se s’ ka asnjë shans që paligjshmëria të dëmshpërblehet me taksat e shqiptarëve.

“Mirëmëngjes, dhe me këtë pasqyrë sqaruese të situatës ligjore në Unazën e Re, ku ndër ata që e quajnë veten në “proces legalizimi”, janë shfaqur edhe një kategori e panjohur më parë e zaptuesve profesionistë të trojeve publike a private, ju siguroj se s’ka asnjë shans që paligjshmëria të dëmshpërblehet me taksat tuaja dhe ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Artikulli paraprakBarbana Dini rrënqeth me dedikimin per vellain e saj, Ergin
Artikulli tjetërTradita e cuditshme, mjerë nuset që martohen në këtë zonë (VIDEO)