Është i gjallë apo i vdekur? Gazetari zbardh detaje të reja: Ervis Martinajn po hetohet nga 2 prokurori, ka pasur operacion në disa banesa, por…

Gazetari Ermal Vija thotë se hetimet për Ervis Martinajn janë shumë të vështira pasi ky i fundit është një person me precedentë të theksuar kriminalë.

Advertisements

Gazetari u shpreh se çështja e Ervis Martinajt po hetohet paralelisht nga dy prokurori, ajo e Kurbinit që ka nisur hetimet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Martinajt pas denoncimit të familjarëve të tij 2 muaj më parë.

Nga ana tjetër është Prokuroria e Posaçme që po heton për Ervis Martinajn, si një person i shumëkërkuar nga policia pasi u shpall në kërkim në maj të këtij viti pas operacionit të koduar Plumbi i Artë.

Advertisements

“Ka pasur një operacion në disa banesa ku dyshohet se persona të caktuar mund të kenë organizuar rrëmbimin e Martinajt, veç Shijakut dhe Durrësit operacione janë kryer në një hotel në Vlorë. Prokuroria e Kurbinit udhëheq hetimet për pistën e rrëmbimit, kur kanë kaluar 2 muaj nga denoncimi i familjarëve.

Është një hetim që do kohën e vet, kur kemi të bëjmë me një person me shumë rekorde të theksuara kriminale. Janë dy prokurori që garojnë për hetimet, ajo e Kurbinit dhe SPAK që e kërkon si i shumëkërkuar. Nëse Prokuroria e Kurbinit do të gjente një provë që është rrëmbyer nga një grup kriminal, do të duhet t’ia kalonte kompetencat SPAK”, tha gazetari.

Artikulli paraprakNjë gol për Rey-an që tha se nuk bën për Seria A! Broja shënon në Premier League për fanelat e Chelsea (Video)
Artikulli tjetërA do të ndryshojnë temperaturat? Meteorologia tregon si nis java e ardhshme: Dita që rikthen reshjet