Konsumimi i 1-2 kafeve në ditë ndikon në jetëgjatësinë tonë

Pirja e dy deri në tre filxhanë kafe në ditë mund të lidhet me një jetë më të gjatë, sugjeron një studim i ri. Krahasuar me shmangien e kafesë, ajo shoqërohej gjithashtu me një rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare.

Advertisements

Gjetjet u aplikuan në varietete të bluara, të menjëhershme dhe pa kafeinë, ndërsa studiuesit sugjerojnë që konsumimi i kafesë duhet të konsiderohet pjesë e një stili të shëndetshëm jetese.

Sipas studimit, reduktimi më i madh i rrezikut u pa me dy deri në tre filxhanë kafe në ditë.

Advertisements

Autori i studimit, profesor Peter Kistler i Institutit Baker në Australi për hulumtime të zemrës dhe diabetit, është shprehur: “Rezultatet sugjerojnë që konsumimi i lehtë deri në moderim i kafesë së bluar, të çastit dhe pa kafeinë duhet të konsiderohet pjesë e një stili jetese të shëndetshëm”.

Artikulli paraprak1 ton drogë drejt Italisë dhe pjesë e grupit kriminal të Ilirjan Duçellarit, SPAK kërkon 12 vite burg për ish-truprojën e Saimir Tahirit, Hekuran Marku
Artikulli tjetër“Ka humbur shpresa, qytetarët pesimistë”, deputeti Sula: Situatë kritike në Shqipëri, përgjegjëse klasa politike