LIBI- Pesëmbëdhjetë trupa, disa të djegur, janë gjetur në bregdetin e qytetit perëndimor të Libisë Sabratha, ka njoftuar Gjysmëhëna e Kuqe Libiane, me aktivistët e të drejtave të njeriut që thonë se ata janë emigrantë të parregullt. Pasi u alarmuan nga autoritetet lokale për zbulimin e këtyre trupave, vullnetarë nga dega e Gjysmëhënës së Kuqe në Sambratha, 70 km në perëndim të kryeqytetit, Tripoli, shkuan në vendngjarje dhe i transferuan trupat në morgun e spitalit të qytetit, njoftoi organizata.
Advertisements
Disa trupa, të djegur, ishin brenda një anijeje të djegur dhe të tjerë u gjetën të paprekura, aty pranë. Gjysmëhëna e Kuqe nuk dha detaje mbi identitetin e viktimave apo shkakun e vdekjes së tyre, por aktivistët e të drejtave të njeriut thanë në mediat sociale se ata ishin emigrantë të parregullt. Mediat lokale raportuan se njerëzit në bordin e varkës, shumica e të cilëve afrikanë, u vranë të enjten mbrëma nga të shtënat me armë zjarri pas një përleshje mes trafikantëve.
Advertisements
Sipas të njëjtave burime, një nga grupet e traf ikantëve të përfshirë në përleshje i ka vënë fl akën sot anijes. Imazhet që supozohet se janë të anijes së shkatërruar, e cila duket se po fryn tym të zi të dendur, janë postuar në mediat sociale.
Kaosi që pasoi rënien e regjimit të Muammar Gaddafit në vitin 2011 e ka bërë Libinë një rrugë të privilegjuar për dhjetëra mijëra emigrantë nga Afrika Sub-Sahariane, vendet arabe dhe Azia jugore që përpiqen të arrijnë në Evropë përmes bregdetit italian. Këta emigrantë janë vi ktima të trafi kantëve, kur këta njerëz fatkeq nuk vdesin tek sa tentojnë kalimin e rrezikshëm të Mesdheut, ndërkohë që OJQ-të denoncojnë rregullisht Libinë për keqtrajtimet që i rezervojnë