Dalin në shesh emrat e personave me veprimtari kriminale, Mentor Kikia zbardh detajet dhe tregon qëllimin e vërtetë që kanë pasur hakeruesit

Mentor Kikia u shpreh për Euronews Albania se hakerat kanë pasur për qëllim të marrin të dhëna nga sistemet online dhe jo të ndërpresin shërbimin për qytetarët.

Advertisements

“Publikuesit dhe hakërruesit dëshmojnë që qëllimi i gjithë grabitjes nuk ka qenë bllokimi i shërbimit online, por grabitja e të dhënave me ndjeshmëri të madhe që kanë të bëjnë me çështjet e sigurisë dhe dëmtimi i standardit të sigurisë. Ky publik është një dëm parësor mbi strukturën më të rëndësishme të ligjzbatimit siç është policia e shtetit”, u shpreh ai.

Gazetari nënvizoi se sistemi Memex është magazina e të gjithë punës hetimore, ku arkivohen emra të dyshuar për veprimtari kriminale.

Advertisements

“Publikimi i tyre është një dëm shumë i madh”, u shpreh ai.

‘Homeland Justice’ ka publikuar dokumente të tjera nga skedarët e policisë. Në dokumente shfaqen të dhënat e personave që dyshohet se janë të përfshirë në aktivitete kriminale

Artikulli paraprakE thonë studiuesit, ja sa kafe në ditë duhet të pini për të jetuar më gjatë
Artikulli tjetërEuropa me ‘dorë të hekurt’, ajo që ka ndodhur me 12 mijë shqiptarë po bën xhiron e rrjetit