Larg skandaleve, me shkëputje nga ekrani dhe jo shumë aktive në rrjetet sociale- Xhemi Shehut nuk i pëlqen shumë të jetë në qendër të vëmendjes dhe ruan jetën private me hermetizëm. Sidomos dy djemtë e saj dhe bashkëshortin që shumë rrallë i ekspozon në mediat sociale.
Advertisements
Moderatorja ka bërë një përjashtim së fundmi duke ndarë me ndjekësit e saj dy foto të fëmijëve, Gabrielit dhe Martinit, të cilët shihet duke ngrënë drekë dhe duke marrë rreze dielli. “I pari dhe i dyti”- ka shkruar moderatorja krah fotove dhe dihet tanimë se dy djemtë janë kopje e saj.
Advertisements
Dhe ndryshe nga shumë figura të tjera, Xhemi nuk ngurron të pranojë se djemtë nuk i ekspozon për shkak se është supersticioze. Duket folur rreth faktit se i mban të vegjlit e saj larg mediave sociale, moderatorja tha:
“Jo më larg se dje i nxora dhe nuk e di se çfarë pata. Nuk i kam postuar shumë. Kur ishin më të vegjël kam nxjerrë ndonjë foto me mendimin se rriten e do ndryshojnë, të paktën nuk do njihen e do mbahen mend. Më smureshin sa herë i nxjerrja në rrjetet sociale, nuk më hanin bukë, iu hipte temperatura. Dhe besoj shumë te kjo energjia. Qoftë për mirë, qoftë për keq ndikojnë tek ta dhe i kam hequr”. – u shpreh Xhemi.
Më tej ajo tha se nuk i kupton rrjetet sociale dhe ka një raport të keq me postimet. “Më duket absurde, shumë kot. Nxjerr një foto të bukur, vijonë komentet, e morëm vesh. Po pastaj? Të postoj se çfarë ha nuk më duket tërheqëse. Nuk më pëlqen. E kam mbyllur Instagramin tre herë, kjo është hera e katërt që e kam hapur. Dhe e mbaj vetëm për punë”.
Xhemi u rikthye sërish në ‘Portokalli” këtë sezon pas rreth dy vitesh shkëputjeje.