Indrit Beqiraj është i riu, i cili është marrë peng nga katër persona mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës.
Advertisements
Mësohet se sherri mes tij dhe katër personave ka nisur pas një aksidenti automobilistik.
Bëhet me dije se Indrit Beqiraj, ishte duke lëvizur me motor me vëllain e tij, Gentianin, kur makina i ka prerë rrugën dhe motori ka humbur kontrollin.
Advertisements
Pas kësaj ka nisur edhe konfrontimi fizik.
Personat që lëviznin me makinë e kanë marrë me forcë Indritin brenda makinës dhe kanë ecur për gati 300 metra. Më pas kanë evidentuar se po ndiqeshin nga policia dhe e kanë lënë në mes të rrugës.
Dy vëllezërit kanë shkuar dhe kanë bërë denoncimin në polici. Deri më tani, nuk janë identifikuar ende 4 të rinjtë që dh ununan dhe morën peng beqirajn.
Dy vëllezërit Beqiraj janë epersona me precedentë penalë, prandaj po hetohet edhe pista, nëse sherri ka ndodhur për motive të tjera dhe jo si pasojë e një aksidenti automobilistik.