Ish-ministri, Saimir Tahiri kërkon ulje të dënimit: Të njohët shërbimi i provës. Sa vite burg mund t’i ulen nëse pranohet kërkesa

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, kërkon që t’i njihet dënimi me shërbim prove, dhënë nga ish gjykata për Krime të Rënda.

Advertisements

Ish ministri i brendshëm, i cili është duke vuajtuar dënimin me 3.5 vite burg në Burgun e Lushnjes, i është drejtuar me kërkesë gjykatës së Elbasanit, për t’i njohur edhe shërbimnin e provës.

Gjykata e Elbasanit, ka vendosur edhe datën për shqyrtimin e kësaj kërkese, ku është vendosur më datë 10 tetor. Ndërsa shorti për shqyrtimin e çështjes, caktoi gjyqtarin Elis Dine. Ish ministri i është drejtuar gjykatës për njohje të këtij vendimi me argumentin se ai ka mbajtur kontakte me shërbimin e provës.

Advertisements

Nëse kërkesa e tij pranohet ai përfiton ulje të të paktën 1.6 vite burg. Tahiri prej 8 muajsh është mbyllur në qeli, ku fillimisht për të u vendos që ta vuajë dënimin në burgun e Fierit. Ndërsa 3 muaj më parë ai u trasferuar në Kosovës në Lushnjë.

Më 19 shtator të vitit 2019, ish gjykata për krime të rënda dënimin e Tahirit me 3.4 vite burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës e konvertoi në shërbim prove. Ky vendim u rrëzua nga apeli i Posaçëm në shkurt të këtij viti, duke rrëzuar pezullimin e dënimit dhe duke e dënuar me burg ish ministrin Tahiri, i cili tashmë kërkon të përfitojë dhe t’i ulet dënimi.

Artikulli paraprakGrabitja e dhunshme në Klos/ Zbardhet lëvizja e 5 hajdutëve me maska, si u futën në banesë dhe terrorizuan nënë e bir
Artikulli tjetër“Jam një virgjëreshë që ia mbath…”/ Eranda Libohova rrëfehet si asnjëherë më parë: Ja pse nuk jam martuar deri më sot