Të tjera detaje janë zbardhur nga grabitja e armatosur gjatë natës në Dom të Klosit. Sipas dëshmisë së familjarëve që ranë pre e grabitjes është ndërtuar edhe skenari që ndoqën 5 grabitësit e maskuar, raporton News24.
Advertisements
Këta të fundit rreth orës 2 kanë hyrë në banesën në pronësi të Përparim Lleshit përmes dritares së pasme të vilës 3-katëshe.
Pasi janë futur në banesë, hajdutët kanë lidhur si fillim djalin e vogël të shtëpisë, që në ato momente ishte vetëm me nënën e moshuar, rreth 80 vjeçe.
Advertisements
Të dy nënë e bir janë dhunuar me qytën e automatikut në kokë, duke iu krijuar fraktura të shumta. Pasi kanë kontrolluar nëpër dhoma, autorët kanë gjetur 8 mijë euro, 1 milion lekë shqiptare dhe sende me vlerë, ndërkohë që nga jashtë mendohej se banesa ruhej nga persona të tjerë, dhe më pas të gjithë janë larguar në drejtim të rrugës kryesore që të çon në Klos.
Ndërkohë policia po vijon zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të grabitjes.