Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu shtatë shtetaset e huaja të cilat u arrestuan disa ditë më parë si pjesë e një grupi që ushtronin prosutitucion.
Advertisements
Në masën e vendosur Gjykata e Tiranës ka liruar shtatë brazilianet dhe kolumbianet dhe ka vendosur ndaj tyre masën “detyrim paraqitje”, ndaj të cilave ishte ngritur akuza e ushtrimit të prostitucionit.
Përpara gjykatës shtetaset e huaja kanë deklaruar se kanë ardhur në vendin tonë me dëshirë për të punuar si eksorta, ndërkohë kanë deklaruar se klientët i pronotonin ato nga interneti.
Advertisements
Eurogirls Eskort është faqja ku vajzat merrnin pronotimet dhe gjenin klientët, që sipas tyre i shoqëronin ato në vende dhe aktivitete të ndryshme. Burime bëjnë me dije se pasi gjenin klientët vajzat pronotonin dhe akomodoheshin në banesa me qira ditore.
Gjithashtu, në lidhje me këtë rast po hetohen në gjendje të lirë edhe 4 shtetas shqiptar, pronarë të shëpive që i kishin dhënë me qira të huajave.