Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Advertisements
Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur në orën 03:00, në Kamzë, në derën e një ambienti (magazinë për vegla muzikore) të marrë me qira nga shtetasi B. L.
Si pasojë është dëmtuar pjesërisht qepeni i mbylljes së derës të këtij ambienti.
Advertisements
Ndërkohë vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.