Si të kursejmë energjinë? Eksperti na tregon mënyrat e thjeshta: Ja ç’duhet të bëni me dushin dhe kondicionerin

Orjon Islamaj, nga Agjencia e Eficencës së Energjisë dha disa këshilla se si të menaxhojmë pajisjet elektroshtëpiake në mënyrë që fatura e energjisë të mos na vrasë xhepin.

Advertisements

Në emisionin ‘Sot’, në Euronews Albania, eksperti tha se kondicioneri është pajisja që harxhon më shumë energji, ndaj duhet graduar me kujdes.

Ai këshilloi që kondicioneri nuk duhet të gradohet më shumë se 22 gradë. Kjo sipas tij është temperatura ideale që e ndryshon ndjeshëm për mirë konsumin.

Advertisements

“Ambienti duhet të jetë i izoluar mirë, të mos hyjë ajri, temp 29-30 gradë është e gabuar. 22 gradë është temperatura ideale, ndryshon shumë konsumi me një diferencë të ndjeshme”, tha Islamaj.

Ai sugjeroi që dushi të mos hiqet nga priza nëse përdoret shumë gjatë ditës, teksa theksoi se kjo elektro-shtëpiake ka një pjesë të konsiderueshme të faturës së energjisë, nga 15-20 mijë lekë.

Artikulli paraprakKapet me 17 mijë paund të padeklaruara në Rinasit, e pëson i riu, ja ku i kishte fshehur
Artikulli tjetërPërdhunuan 15-vjeçaren në Mirditë, lirohet nga burgu një prej 5 të akuzuarve