Flakët e zjarrit pasditen e sotme kanë përfshirë një magazinë me rroba.
Advertisements
Sipas informacioneve paraprake mësohet në Qytet Studenti në një magazinë me rroba ka rënë zjarr, ndërkohë si pasojë e flakëve ka patur vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Advertisements
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 25.09.2022, në Qytet Studenti, ka rënë zjarr në një magazinë me rroba, dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.