Gjendet i mbytur në lumin Vjosa 65-vjeçari, policia zbulon detajet e ngjarjes

Një trup i pajetë është gjetur në lumin Vjosa ditën e sotme.

Advertisements

Sipas njoftimit të policisë mësohet se viktima, shtetasi me ininciale N.K, 65 vjeç, dyshohet të jetë mbytur në rrjedhën e lumit.

Ndërkohë, nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:00, në shtratin e lumit Vjosa, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i mbytur shtetasi N. K., rreth 65 vjeç, banues në Përmet.

Ditën e sotme, bashkëshortja e shtetasit N. K. ka bërë njoftim se ky shtetas ishte larguar mbrëmjen e djeshme nga banesa.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakShpërthen bombula e gazit, përfshihet nga flakët shtëpia 2 katëshe te Bulevardi i Ri
Artikulli tjetër“Do ju ndryshojë jeta …”, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë për javën e ardhshme