Moti për sot: Mëngjesi nis me kthjellime, por si pritet të vijojë pasditja

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë përgjatë kufirit Lindor. Parashikohet që në pjesën e dytë të ditës të kemi shtim të lehtë të vranësirave duke sjellë në vend alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta, të cilat më të dukshme mbeten në zonat malore.

Advertisements

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 24°C.

Advertisements

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h kryesisht nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Artikulli paraprakKu është Ervis Martinaj? Flet kryeministri Rama: Jam i informuar, por ja ku qëndron problemi
Artikulli tjetërKursi i këmbimit, 23 shtator 2022