I vranë djalin, babai i teknikut të kondicionerëve i jep fund jetës, e afërmja zbardh detajet tronditëse: Thoshte “më është dobësuar zemra, kot që rroj, përse më la mua këtu”

63-vjeçari Batjar Çelaj, babai i teknikut të kondicionerëve që mbeti i vrarë në kryeqytet në gusht të 2019, i ka dhënë fund jetës duke konsumuar fostoksinë.

Advertisements

I ngarkuar emocionalisht dhe psikologjikisht dhe i pafuqishëm për të vendosur drejtësinë e munguar për djalin e tij, Indritin, Batjari vendosi t’i jepte fund jetës.

Kunata e Batjar Çelaj deklaroi se ai e kish vuajtur gjate gjithë kësaj kohe që autoret nuk kanë marrë dënimin maksimal dhe nuk e ka përballuar dot.

Advertisements

“Nuk e përballonte dot atë të djalit. Thoshte gjithmonë më është dobësuar zemra, kot që rroj në këmbë. Nuk e duronte dot, ishte jashtë mase i tronditur. Ai ishte tepër, tepër i mërzitur nga jeta, nuk e përballonte dot.

Thoshte kot që rroj, nuk e përballoj dot, përse më la mua këtu thoshte”, rrëfeu e afërmja e viktimës.

Indrit Çelaj, tekniku i kondicionierëve u vra nga vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi, në gusht të vitit 2019 në Tiranë pas një konflikti për tubin e kondicionierit. Pas një konflikti të çastit, Griseldo Kusi e qëlloi Indrit Çelaj me plumb në kokë, duke i marrë jetën. Pas krimit gjykata e Tiranës, dënii me 12 vite burg Griseldo Kusin dhe me 2 vite burg vëllain e tij, Albano Kusi.

Artikulli paraprak“Një përgjigje e kemi që sot…”/ Pas deklaratës së kryeministrit, reagon gazetari i njohur: Përgjigjja që nën zë thuhet në korridoret e policisë apo në organet ligjzbatuese…
Artikulli tjetërGazetari zbulon përgjigjen “top sekret” që Rama ka për Vis Martinajn