“Një përgjigje e kemi që sot…”/ Pas deklaratës së kryeministrit, reagon gazetari i njohur: Përgjigjja që nën zë thuhet në korridoret e policisë apo në organet ligjzbatuese…

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati kujtoi se kanë kaluar 9 ditë nga ultimatumi i kryeministrit Rama për kupolën drejtuese të policisë sa i takon zbardhjes së ngjarjes së Ervis Martinajt.

Advertisements

Më herët në një komunikim me qytetarët dhe gazetarët, Rama iu përgjigj pyetjes së Ferhatit duke thënë se duhet të kemi durim pasi shumë shpejt do kemi dhe një përgjigje.

Sipas gazetarit do të duhet kohë për të pasur një provë konkrete që do të vërtetojë çfarë ndodhi me të shumëkërkuarin.

Advertisements

“Në përgjigjen e tij zoti Rama la të kuptohet se do të ketë një përgjigje zyrtare shumë shpejt, ndonëse autoritetet e kanë një përgjigje edhe aktualisht,” u shpreh Ferhati.

Ai tha se duhet pritur derisa të ketë prova konkrete që mbështesin këtë përgjigje që nën zë thuhet në korridoret e policisë apo në organet ligjzbatuese.

Gazetari pohoi se policia po heton dy pista: atë të rrëmbimit me qëllim eliminimin fizik dhe atë të inskenimit dhe largimit të Martinajt nga Shqipëria me dokumente false.

Artikulli paraprak32-vjeçari në Kavajë rreh vëllain dhe nënën, nuk kursen as policët dhe makinën e tyre
Artikulli tjetërI vranë djalin, babai i teknikut të kondicionerëve i jep fund jetës, e afërmja zbardh detajet tronditëse: Thoshte “më është dobësuar zemra, kot që rroj, përse më la mua këtu”