32-vjeçari në Kavajë rreh vëllain dhe nënën, nuk kursen as policët dhe makinën e tyre

Policia ka arrestuar një 32-vjeçar në Kavajë.

Advertisements

Ixhej Çela ka dhunuar vëllain, nënën dhe efektivët e policisë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur I. C., 32 vjeç, ishte nën efektin e alkoolit.

Advertisements

Çela ka ushtruar dhunë ndaj vëllait, si dhe ka kanosur nënën.

Gjatë arrestimit, ai ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, si dhe ka dëmtuar makinën e tyre.

NJOFTIMI I POLICISË:

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti në familje. Vihet në pranga 1 shtetas që ushtroi dhunë ndaj vëllait të tij dhe kanosi nënën e tyre. Gjatë shoqërimit, i arrestuari kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë dhe dëmtoi automjetin e shërbimit. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin: I. C., 32 vjeç, banues në Kavajë.

Shtetasi I. C., mbrëmjen e djeshme, nën efektin e alkoolit, ka ushtruar dhunë ndaj vëllait, si dhe ka kanosur nënën e tyre. Gjatë shoqërimit, shtetasi I. C. ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, si dhe ka dëmtuar automjetin e shërbimit.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakKini kujdes! Këto shenja të Horoskopit do të kenë probleme financiare në ditët në vijim
Artikulli tjetër“Një përgjigje e kemi që sot…”/ Pas deklaratës së kryeministrit, reagon gazetari i njohur: Përgjigjja që nën zë thuhet në korridoret e policisë apo në organet ligjzbatuese…