E rëndë në Itali! I riu shqiptar i merr jetën me armë bashkatdhetarin e tij, plagos një tjetër

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në në Tubirgo, pranë Milanos, ku një 23-vjeçar humbi jetën ndërsa një 30-vjeçar u plagos pas një sherri gjatë një feste pranë një lokali.

Advertisements

I riu mbeti i vrarë nga të shtënat me armë zjarri nga një 34-vjeçar me origjinë shqiptare.

Sipas hetimeve të karabinierëve të Legnanos, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.30, pranë një lokali në via Allea Comunale në Turbigo.

Advertisements

Gjatë një sherri, i cili shpërtheu për arsye të kota gjatë një feste, shqiptari ka qëlluar në drejtim të një 30-vjeçari shqiptar, duke e plagosur. Të pranishmit më pas rrethuan sulmuesin, i cili qëlloi sërish me armë, njëra prej të cilave goditi një shqiptar 23-vjeçar në arterien karotide.

Ky i fundit ndërroi jetë pak orë më vonë në spitalin e Legnanos. 30-vjeçari i plagosur është tashmë në spital.

Sulmuesi, i cili u godit disa herë nga të pranishmit në lokal, ndonëse tentoi të largohej, u arrestua nga karabinierët. Arma e përdorur është një pistoletë e kalibrit 6.35, e cila ishte denoncuar e humbur në vitin 2017 në provincën e Komos.

Artikulli paraprakAlarmante në Tropojë! Rrezikohen të përmbyten 2 fshatra, bllokohen 7 familje! Ja si paraqitet situata në Kukës dhe Has (VIDEO)
Artikulli tjetër“Tërbohet” moti, stuhi dhe erë e fortë në Fier, ja si paraqitet situata (VIDEO)