Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë rezultojnë të zhdukur prej orësh në Itali, në rajonin Merche. Ata janë Mattia 8 vjeç, Brunella Chiù 56 vjeçe dhe një burrë nga Arcevia, të cilët prej orësh kërkohen nga ekipet e emergjencës, por fatkeqësisht pa shpresë.
Advertisements
Kërkimet për personat ende të zhdukur pas motit të keq dhe përmbytjeve mbrëmjen e së enjtes janë përqendruar në zonat përreth Serra de ‘Conti dhe Barbara, në brendësi të Senigallisë në provincën e Ankonës.
Këshilli i Ministrave miratoi gjendjen e jashtëzakonshme për Rajonin Marche. “Është një fatkeqësi. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi.” Kështu deklaroi kryeministri Mario Draghi gjatë një vizite në Pianello di Ostra, në provincën e Ankonës, pas valës së motit të keq.
Advertisements
150 persona janë të zhvendosur, njofton Prefektura e Ankonës në një shënim, duke sqaruar se “shumica e këtyre njerëzve janë në komunën e Senigallia, por numri është në rritje”. Të paktën 180 zjarrfikës janë në punë në zonën e stuhisë.
Përveç viktimave, aktualisht ka edhe dëme të pallogaritshme. Lumi Misa, i përmbytur nga reshjet e forta të kësaj nate, theu edhe bordurat prej guri të urës Garibaldi në qendrën historike të Senigallisë.
Shumë qytetarë po punojnë për të zbrazur bodrumet dhe dyqanet e përmbytura. Dëshmitarët thonë se nuk e kanë parë kurrë “një gjë të tillë”.