Vendimi pozitiv i ministrave të Jashtëm të BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë pak javë më parë, duket se është një kambanë alarmi për pushtetarët dhe politikanët e korruptuar. Ka shumë emra që e bëjnë ende gjumin të qetë, ndonëse kanë futur duart në xhepat e shqiptarëve. Por duket se kjo qetësi nuk do të jetë shumë e gjatë. BE ndezi dritën jeshile për integrimin dhe tani do të nisë menjëherë procesi screening, pra përshtatja e legjislacionit shqiptar me atë të BE.
Advertisements
Në progres-raportin për Shqipërinë janë një sërë kapitujsh që do të hapen për diskutim dhe më të rëndësishmit janë padiskutim kapitujt 23 dhe 24. Dje në Komisionin Evropian, ekipet e ekspertëve nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për t’u njohur me legjislacionin e përditësuar të BE-së nga viti 2019. Qëllimi i skriningut shpjegues, ashtu si në vitin 2019, është të informojë ekipet e vendeve negociuese për progresin dhe risitë në legjislacionin e BE-së. Takimi i kushtohet kapitullit të pestë, Prokurime Publike, i cili është pjesë e grupit të parë. Grupi i parë konsiderohet më i rëndësishmi, ai përfshin kapitujt 23 dhe 24 për drejtësinë dhe gjyqësorin, të cilët gjatë procesit të negociatave janë të parët që hapen dhe të fundit që mbyllen.
Hetimet funksionale, domosdoshmëri
Advertisements
Por në kapitujt 23 dhe 24 BE kërkon që të nisin arrestimet në nivele të larta, çka do të thotë se po ngushtohet laku për “mamuthët” e korrupsionit, ku dihet që lista për emrat “VIP” që lakohen se janë përshirë në afera korruptive dhe kriminale janë shumë, të cilët tashmë falë procesit të negociatave, do t’iu duhet të japin llogari para drejtësisë (SPAK dhe BKH) për zullumet që kanë bërë. Pra, kjo do të thotë se nëse nuk arrestohen pushtetarët e korruptuar, proceduarat e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE mbeten në mes. Po ashtu aty thuhet e do vendosen afate fikse se deri kur duhet të realizohen arrestimet “VIP”.
“Në vitin e ardhshëm, Shqipëria duhet të: Përparojë më tej me krijimin e një regjistri për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive kriminale të vëna nga veprat penale të korrupsionit; të thellojë më tej hetimet financiare; të finalizojë procedurat për themelimin e organeve të specializuara anti-korrupsion, të përbërë nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Byroja Kombëtare e Hetimeve për të ndëshkuar korrupsionin e nivelit të lartë deri në nivel politik; të vazhdojë të përmirësojë aksesin në regjistrat kombëtarë elektronikë për autoritetet e zbatimit të ligjit. Përgjigjet e drejtësisë kundër korrupsionit të nivelit të lartë kanë filluar të jenë konkrete dhe kjo duhet të vazhdojë”, thuhet në kapitullin 24.
Ultimatumi gjerman
Por nga ana tjetër edhe Gjermania i ka vendosur disa kushte për hapjen e negociatave Shqipërisë, teksa kërkohet me ngulm që të shkohet sa më parë tek arrestimet e bujshme. Pra, në raportin e bërë publike disa mua më parë Gjermania kërcënoi, madje paralajmëroi Shqipërinë se nëse nuk shkohet tek arrestimet “VIP”, negociatat do të bllokohen. “Hapja dhe mbyllja e kapitujve individualë të negociatave duhet të varen nga kritere të qarta; të qartësojë se Shqipëria duhet të bëjë ende përpjekje të tjera të konsiderueshme për të përmbushur kriteret e pranimit, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë forcimin dhe lidhjen e institucioneve në rrjet, si dhe krijimin e bilanci suksesi në të gjitha nivelet dhe zbulimin dhe konfiskimin e fondeve financiare në lidhje me korrupsionin”, thuhet në raport. Kjo do të thotë se me hapjen e kapitujve 23 dhe 24, pushtetarët e korruptuar nuk kanë nga t’ia mbajnë, pasi qeveria është e detyruar që të nisë gjuetinë ndaj tyre, në mënyrë që të mos bllokohen negociatat, pasi përveç Bashkimit Evropian, monitorim sa i takon luftës anti-korrupsion do të bëjë edhe Bundestagu. Thënë më troç, nëse Gjermania nuk shikon një listë të gjatë me arrestime pushtetarësh, ajo do t’i bllokojë negociatat. Ndërkohë, në raport një vëmendje i është kushtuar edhe reformës në drejtësi, për të cilën flitet me superlativa dhe ka një vlerësim maksimal.
Fillon procesi “screening” në Bruksel, drejtoresha e KE jep detaje
Megjithatë teksa delegacionet negociuese nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut filluan sot procesin e ekzaminimit të legjslacionit, të ashtuquajtur “screening” me Komisionin Europian, Michaela Matuella, drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian është shprehur dje, se ky proces përshin qindra ekspertë nga ana e ekzekutivit europian dhe dy vendeve respektive dhe do të jetë shumë intensiv. Duke e shtjelluar më tej, Matuella ka shpjeguar, se procesi i ekzaminimit tê legjiclasionit (screening) është gjithashtu i rëndësishëm për bizneset, shoqërinë civile, shoqërinë, që të familjarizohen me legjislacionin europian, pasi ai përfshin çështje konkrete që prekin jetën e tyre të përditshme. Fokusi i takimit të djehsmë është shpjegimi i avancimit të legjislacionit europian mbi prokurimet publike dhe përputhja aktuale e dy vendeve me standartet europiane. Në vijim, gjatë “screening” bilateral, vendet shpjegojnë, se cili është avancimi i tyre në të dyja fushat