Zhdukja e Ervis Martinajt! U ftua 2 herë për të dhënë shpjegime, ja çfarë ndodhi mes Jeton Lamit, prokurorit dhe gjyqtarit të Laçit

Ish efektivi i policisë Jeton Lami i arrestuar për dhënie ndihme ndaj shumëtëkërkuarit Jeton Lami ka refuzuar të flasë dy herë.

Advertisements

Gjykata e Kurbinit, caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Jeton Lamin, agjentin e skuadrës së kërkimit “FAST” në Policinë e Shtetit, që u ndalua për shoqërimin dhe transportimin e Ervis Martinit.

Deri në këtë fazë të hetimit agjenti dyshohet të jetë personi kryesor që mund të dijë të vërtetën e zhdukjes misterioze të Ervis Martinit.

Advertisements

Njeriu kyç i kësaj çështje Jeton Lami, është tentuar të merret dy herë në pyetje mbi atë çfarë ndodhi me Ervis Martinin dhe arsyet e shoqërimit të tij me biznesmenin, gjatë kohës kur ai ishte në kërkim nga prokuroria e posaçme SPAK.

Por në të dyja rastet Lami, ka refuzuar të flasi me procesverbal para hetuesve. Mësohet se tentativa e parë për të marë në pyetje agjentin, është bërë në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithme të Policisë së Shtetit, ku Lami u arrestua.

Sipas këtij vendimi gjykate, ka qënë ora 13:04 e datës 23 Gusht, kur Lamit i është komunikuar arrestimi.Menjëherë pas kësaj procedure, grupi i hetimit që po ndjek rastin e rrëmbimit dhe zhdukjes së Ervis Martinit, ka kërkuar marjen në pyetje të Lamit, por ai ka refuzuar, sipas OraNews.

Agjenti ka mbajtur qëndrim refuzues për të dhënë shpjegime dhe këtë veprim e ka bërë dy ditë më pas në 25 Gusht 2022, kur ka dalë para gjyqtarit të Laçit, Aurel Arapi.

Gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore për verifikimin e kushteve të arrestimit të Lamit, gjyqtari Arapi ka ftuar të pandehurin të japë shpjegime rreth akuzës “Shpërdorim detyre” që ka ngritur prokuroria kundër tij.

Por edhe para gjykatës, Lami ka refuzuar të flasë, duke mos dhënë asnjë detaj dhe arsye, se pse shoqërohej në mënyrë të vazhdueshme me Ervis Martinin dhe cili është fati i këtij të fundit.

Në vendimin e tij, gjyqtari Aurel Arapi, ka argumentuar se:

“…Jeton Lami duke shfrytëzuar funksionin e tij si punonjës i Policisë së Shtetit, ku me veprime aktive dhe mosveprime ka ndihmuar personin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, Ervis Martini, për t’ju shmangur organeve të drejtësisë, duke mos ekzekutuar urdhërimet e një vendimi gjykate për arrestimin e tij…”.

Artikulli paraprak“Po punohet për…”, Sali Berisha bën paralajmërimin e fortë, ja çfarë pritet të ndodhë
Artikulli tjetërJa si do hetohen pushtetarët e korruptuar shqiptarë përmes kapitujve 23 dhe 24, listë me emra dhe afate fikse nga BE për të nisur arrestimet “VIP”