‘Agjenti Lami hesht’, gazetari zbulon detajet: Ja kush po mbahet në vëzhgim për zhdukjen e Ervis Martinajt

Gazetari Xhevahir Zhabina tregoi detaje nga dosja hetimore për Ervis Martinajn, ku gjatë një interviste me gazetaren Esmeralda Mulaj, tha se Prokuroria e Kurbinit është fokusuar tek dëshmitë e familjarëve dhe ka nën vëzhgim të afërmit dhe miqtë e të shumëkërkuarit.

Advertisements

“Nga verifikimet rezulton se Ervis Martinaj të ketë lëvizur drejt Kosovës, Spanjës, Austrisë dhe disa vendeve të tjera. Prokuroria e Kurbinit është fokusuar tek familjarët.

U është marrë një dëshmi por do u merren sërish. Ka edhe të afërm të Ervis Martinajt që po vëzhgohen dhe shoqëria e tij”, u shpreh gazetari.

Advertisements

Ai tha më tej se agjenti Jeton Lami, i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Martinajt, ka vendosur të heshtë.

“Jeton Lami ka vendosur të heshtë. Ai nuk ka ndërmend që të flasë, e ka vendosur. Lami ka kërkuar edhe një masë më lehtë sigurisë. Nuk mendoj që jeton Lami do të jetë një bashkëpunëtor i drejtësisë”, u shpreh ai.

Artikulli paraprakInteligjenca britanike zbardh prapaskenat dhe jep lajmin e mirë për Ukrainën: Ja çfarë po ndodh me rusët
Artikulli tjetër“Më vjen keq”, Dua Lipa refuzon të bëjë foto, ja reagimi i fanses në Brazil(Video)