“Sytë” e Ervis Martinajt, polici Jeton Lami shfaqet tek masakra e Fushë Krujës, ç’ndodhi pak minuta para vrasjes me Brilantin dhe Diklenin

Agjenti i njësisë “Fast” Jeton Lami i arrestuar për dhënie ndihme ndaj të kërkuarit Ervis Martinaj, del në skenë edhe në një ngjarje tjetër. Oficeri rezulton se ka transportuar tre personat e vrarë më 17 korrik në Krujë mes të cilëve edhe Brilant Martinaj, i afërm i të shumëkërkuarit Ervis Martinaj. Për këtë ngjarje, pritet që hetuesit të marrin sërish në pyetje oficerin e arrestuar.

Advertisements

Oficeri i skuadrës së kërkimit “Fast”, Jeton Lami, i arrestuar me akuzën se ka ndihmuar Ervis Martinajn në lëvizjet e tij teksa ishte person në kërkim del në pah edhe në ngjarjen 17 korrikut 2022 në mbikalimin e Fushë-Krujës ku u vranë tre persona.

Në këtë ngjarje humbën jetën Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata. Prokuroria ka zbuluar se oficeri Jeton Lami është personi që ka shërbyer si shofer dhe ka transportuar Brilant Martinajn dhe Diklen Vatën nga restorant “….” tek një servis në fshatin Larushk.

Advertisements

“…në parkimin e restorantit, Martinaj dhe Diklen Vata, kanë lënë makinën e tyre me të cilën kishin ardhur nga Fushë-Kuqja.

Dhe me një mjet tjetër me targa Gjermane, të vjedhura një furgoni në Pogradec, kanë udhëtuar drejt servisit në fshatin Larushk. Vetë shoferi i makinës me targa Gjermane, që ka çuar dy viktimat në Larushk, në kamerat e servisit nuk dallohet.

Por më pas nga kërkimet operative, është zbuluar se është pikërisht Jeton Lami, oficeri i policisë që bërë transportin…”-tha një burim pranë grupin të hetimit.

Nisur nga kjo indicie e re, policia dhe prokuroria e Krujës, po shikojnë mundësinë e marjes në pyetje të Jeton Lamit për rolin e tij në ngjarjen ku mbetën të vrarë tre të rinjtë. Oficeri aktualisht ndodhet në burgun e Shën Kollit në Lezhë, ndërsa ditën e djeshme depozitoi ankimimin në gjykatë, duke kërkuar lirimin nga qelia.

Pyetja e tij pritet të realizohet javën e ardhshme, ku Lamit do ti kërkohen shpjegime si person që ka dijeni mbi rrethanat e ngjarjes ku mbeti i vrarë i afërmi i Ervis Martinajt.

Ky i fundit prej më shumë se një muaji është denoncuar nga familjarët për humbjen e kontaketeve. Personi i fundit me të cilin Martinaj ka lëvizur mbrëmjen e 9 Gushtit 2022, ka qënë polici Jeton Lami.

Edhe në masakrën e Fushë-Krujës, personi i fundit që Briland Martinaj dhe Diklen Vata, takuan dhe lanë pas, ishte pikërisht polici Jeton Lami.

Ndërsa vetëm pak minuta nga ndarja me të, në mesditën e 17 korrikut 2022, mbetën të vrarë. Sipas grupit hetimor të kësaj dosje, tre viktimat Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha, u qëlluan befasisht me 91 plumba, nga një armë e vetme./OraNews

Artikulli paraprakNdodh edhe kjo, zbulohet kanabisi që po thahej në nderëse rrobash
Artikulli tjetërDeri kur do kemi borde për çmimin e karburanteve dhe ushqimeve? Ministrja Ibrahimaj zbulon vendimin