Burri që mbante titullin e njeriut më të vjetër në Japoni, është shuar në moshën 112-vjeçare. Autoritetet e qytetit Nara njoftuan të martën se Mikizo Ueda u nda nga jeta.
Advertisements
Banori mbi njëqindvjeçar i Narës lindi në maj të vitit 1910.
Japonia ka nivelin më të lartë të jetagjatësisë në botë, ndërsa jo pak japonezë janë njohur si njerëzit më të vjetër në botë.
Advertisements
Kane Tanaka, i cili u rendit në Librin e Rekordeve Botërore Guinness si personi më i vjetër në botë, vdiq më 19 prill në prefekturën Fukuoka në moshën 119-vjeçare.
Pas vdekjes së saj, banorja më e vjetër e Japonisë tani është Fusa Tatsumi, 115 vjeç, nga Osaka.