Tragjike! Shembet ndërtesa, vdesin dy persona plagosen 14 të tjerë

Një ndërtesë banimi katërkatëshe në kryeqytetin e Jordanisë, Aman, është shembur, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur 14 të tjerë, thanë zyrtarët.

Advertisements

Trupat e dy personave u gjetën nën rrënoja, thanë autoritetet, duke shtuar se 14 të tjerë u shpëtuan, por raportuan se të tjerët mbetën të bllokuar.

“Ekipet e shpëtimit nxorrën një trup të dytë nga poshtë rrënojave” të ndërtesës së shembur në lagjen Jabal al-Weibdeh të Amanit, tha zëdhënësi i sigurisë Amer al-Sartawy në televizionin shtetëror.

Advertisements

Dhjetëra vdekje të fëmijëve shtyjnë Gambian të pezullojë shitjet e shurupit të paracetamolit

Lagjja është ndër lagjet më të vjetra të Amanit, që daton në fillim të shekullit të 20-të. Është e njohur për kafenetë, baret dhe vendet artistike.

Një burim në shërbimin e mbrojtjes civile tha se kishte “një numër njerëzish të bllokuar në ndërtesën e shembur”, pa dhënë një shifër të saktë.

Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë e rrëzoi ndërtesën në Aman ditën e sotme.

Artikulli paraprak“Casa de Laçi”, laçianët hapin thesin, hedhin lekun “lumë” në mes të dasmës(Video)
Artikulli tjetërI fundit! Motori përplaset me shtyllën në Shëngjin, plagoset rëndë një pushues