“Të dua”, çkemi, si je”/ Tina Pajollari i tregon të gjitha për vrasjen e Martin Çeços që tronditi opinionin publik: Unë e…

Emisioni Uniko trajtoi episodin e katërt të vrasjes së Martin Çeços, ngjarje e ndodhur në fshatin Kolanec të Maliqit. Tina Pajollari, vajza që u përfol si mollë sherri për krimin, ka folur sërish për gazetarin Spartak Koka duke rrëfyer të gjithë historinë.

Advertisements

Aktualisht në qeli për vrasjen e Martin Çeços 26 vjeç po mbahen 3 persona; Valter Mollaj, Edlir Mollaj dhe Bledi Angjo. Nga policia dhe prokuroria u tha në fillim se Valter Mollaj është i dyshuari kryesor për vrasjen dhe se krimin mendohet që ta ketë kryer për shkak të xhelozisë pasi ka patur lidhje intime jashtëmartesore me Tina Pajollarin.

Spartak Koka: Ke pranuar të japësh një intervistë të dytë për çfarë ka ndodhur për një ngjarje që tashmë është bërë shumë e njohur për opinionin publik, një ngjarje tragjike. Martin Çeço nga Kolaneci ka humbur jetën dhe jeni personi i cili jeni përmendur nga policia, nga prokuroria në materialet hetimore për këtë çështje, person i cili thuhet që jeni personi i fundit që keni kontaktuar me Martinin. Në ç’rrethana e njihni ju Martin Çeçon?

Advertisements

Tina Pajollari: Më kishte çuar ftesë, e pashë, nuk e njihja, nuk desha ta pranoja. Pas 2 ditësh më kishte shkruar jashtë Facebookut “Të dua”, “çkemi”, “si je”, “e kam seriozisht”. Unë e pashë, nuk ktheva, i lashë ashtu përsëri. As kam folur, as e njihja.

Spartak Koka: Kur të ka shtuar si shok?

Tina Pajollari: Nuk e mbaj mend mirë. Verë ka qenë. Më kishte çuar ftesë, e pashë dhe nuk e pranova. As e njihja.

Spartak Koka: Të shkruajti në murin e jashtëm?

Tina Pajollari: Po, aty më kishte shkruar pastaj. I pashë dhe aty, prapë nuk ktheva gjë. Thashë nuk e njoh, për çfarë të pranoj.

Spartak Koka: Po në Messenger të kishte shkruar?

Tina Pajollari: Po, në Messenger i kishte shkruar. Kishte dërguar ca gjëra për të qarë, të dua, pse ma bën këtë, më fal Tina. Unë nuk e dija fare për çfarë e kishte bërë më fal. Kur i hapi policia më tha për çfarë të ka kërkuar falje? I thashë nuk e di. Kush e di çfarë i ke thënë ti, tha, që ka kërkuar falje. Nuk kam shkruar fare i thashë unë.

Spartak Koka: Sa herë të ka shkruar? Të shkruante shpesh?

Tina Pajollari: Të them të drejtën vetëm një herë e pashë që më kishte shkruar jashtë…

Spartak Koka: Po në brendësi në Inbox?

Spartak Koka: S’të ka shkruar mesazh të brendshëm?

Spartak Koka: Vetëm jashtë?

Tina Pajollari: Vetëm jashtë se nuk e pranova.

Artikulli paraprakSi do të legalizohen katet pa leje të kullave? Publikohet VKM-ja, ja si do veprohet
Artikulli tjetërÇfarë pritet? Meta thirrje të fortë qytetarëve pak orë para protestës: Ejani të shikoni me sytë tuaj skenën e krimit!