Sekuestrohen mbi 2 mijë ton naftë kontrabandë në Durrës, zbulohet se nga ku po vinte

Policia ka arritur të sekuestrojë 2275 ton naftë e cila ndodhej brenda një anije çisternë që vinte nga Libia drejt Shqipërisë.

Advertisements

Operacioni i koduar “Ring” u finalizua pas hetimit disamujor nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe Policia Kufitare Durrës, me mbështetjen e Kapitenerisë Detare Durrës, Rojës Bregdetare dhe Autoritetit Portual Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Katër persona janë arrestuar, ndërsa të tjerë (bashkëpunëtorë) janë proceduar në gjendje të lirë.

Advertisements

“Ring” ka vënë në pranga:

A., 54 vjeç (kapiteni i anijes), M. A., 25 vjeç, A. A., 43 vjeç, të tre banues në Libi dhe B. T., 25 vjeç, banues në Siri.
Filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

B., 43 vjeç, A. A., 46 vjeç, A. N., 40 vjeç, A. E., 53 vjeç, A. H., 21 vjeç dhe A. K., 29 vjeç, të gjithë banues në Libi.
“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kontrabanduar nga Libia në Shqipëri, me një anije çisternë, 2275 ton naftë, e dyshuar kontrabandë”, informoi sot policia.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar anija çisternë, sasia e naftës dhe disa aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontranda më mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”, të kryera në bashkëpunim.

Artikulli paraprakEksperti: 5 çajrat që forcojnë imunitetin dhe mbrojnë nga virozat!
Artikulli tjetër“Plas” keq në Moskë, fillon komploti për të rrëzuar Vladimir Putinin, ushtria ruse pëson një nga mashtrimet më të mëdha ushtarake që nga Lufta e Dytë Botërore