Eksperti: 5 çajrat që forcojnë imunitetin dhe mbrojnë nga virozat!

Kur bëhet fjalë për çajrat, shumë njerëz i përdorin për përmirësimin e shëndetit. Eksperti i bio-mjekësisë, Zef Gjeta, i ftuar këtë të martë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, shpjegoi benefitet që merrni nëse konsumoni çaj çdo ditë për të forcuar imunitetin sidomos në këtë periudhë.

Advertisements

“Çaji i kamomilit ndihmon për qetësim dhe për të forcuar imunitetin. Çaji i malit, kemi atë të jugut, i verdhi që njeh populli dhe ai i i veriut apo rigonit. Ka efekte shumë të mira, të qetëson. Nga ana tjetër, çaji i malit largon toksinat dhe ndihmon me tretjen si dhe sistemin e qarkullimit të gjakut.

Lulja e blinit është shumë e mirë, jo të gjithë e përdorin. Bashkë me këto vjen dhe menteja, me veti qetësuese për imunitetin. Dhe gjethet e ullirit, kanë veprim imunitar dhe lehtësues për ata që vuajnë nga diabeti dhe tensioni i lartë dhe është mund të pihet pa ëmbëlsues.”, tha ai.

Advertisements

Më tej, au theksoi se në këto çajra mund të shtoni xhinxher, i njohur gjithashtu për vetitë që ka. Sipas tij, duhet të përdoret një ëmbëlsues natyral siç është mjalti. “Mjalti ka aftësi të mira për trupin dhe nuk duhet ta hedhim menjëherë. Presim që të bëhet 40 gradë dhe ta tresim mjaltin përndryshe humbin vlerat.”

/abcnews.al

Artikulli paraprak“Ervis Martinaj është gjallë, Artan Hoxha ka shkuar ta takojë në Kolumbi…”/ Reagon menjëherë gazetari dhe zbardh detajet
Artikulli tjetërSekuestrohen mbi 2 mijë ton naftë kontrabandë në Durrës, zbulohet se nga ku po vinte