Astrologia Meri Shehu ka bërë parashikimin se çfarë e pret gjatë mbretërimit të tij Charles III. E ftuar në emisionin ‘Rudina’ në Tv Klan, astrologia u shpreh se mbreti i takon shenjës së Akrepit dhe pritet që ai do të sjellë ndryshime të mëdha në çështjet ekonomike dhe ato sociale. Por Meri parashikon edhe probleme për Mbretin e ri. Ajo shprehet se dikush mund të tentojë t’i marrë fronin, por duke qenë se ai është Akrep, nuk do tërhiqet.
Advertisements
Meri Shehu: Mbreti që u zgjodh ishte Akrep, kështu që erdhi epoka e akrepave, duhet ta shikojmë mirë…
Rudina Magjistari: Mbreti Charles III e ka më 12 Nëntor.
Advertisements
Meri Shehu: Po shenja e Akrepit, me shenjë të dytë Luan, kjo do të thotë se ka edhe fuqinë dhe pushtetin e fshehtë, por edhe atë të dukshëm, Luani dhe potencën, e cila mesa pashë unë në hartën astrologjike për kuriozitetin e publikut, ai do sjellë ndryshime të mëdha në çështjet ekonomike, në ato sociale dhe mendoj se vitin tjetër do duket komplet potenca e vërtetë e mbretit Charles, kurse pas 3-4 vitesh me ashendenten Luan mund të japë edhe tendenca politike që do kërkojë të ndërhyjë më shumë edhe në aspektin politik.
Fakti që u zgjodh me Mërkur të kundërt, dikush mund të thotë se do ketë probleme, kurse unë mendoj se jo, peshori i kundërt në Peshore, është rregullues, e rregullon figurën e tij, e sjell në një format që nuk e dinin të tjerët, por disa të fshehta mund të dalin vitin tjetër, sepse Mërkuri i tij në Akrep është në kundërshtim me hënën e tij në Dem. Mund të jenë çështje familjare, ose dikush nga familja mund të tentojë që t’i marrë fronin, ose t’u nxjerrë gjëra për interes të vet.
Megjithatë unë e shikoj një mbretërim të fuqishëm, ai është Akrep, nuk tërhiqet. Plus ashendentja Luan do të thotë që do të shkojë përtej mbretërimit formal. Shikoj një figurë e cila do dalë shumë më protagoniste. Në 2023 do i japë një kthesë të rëndësishme për Anglinë, që ndoshta do ndikojë edhe më gjerë. Mbretëresha Elizabeth ishte Dem, djali Akrep, janë dy të kundërta, por e plotësojnë njëra-tjetrën. Ndihem këndshëm për fillimin e mbretërimit të mbretit Charles.