Me të bijën përdore, Rudina Hajdari uron fëmijët për ditën e parë të shkollës

Ish-deputetja Rudina Hajdari ka publikuar këtë të hënë një foto me të bijën Sihana, të kapura për dore duke shkuar në shkollë. Siç duket, Hajdari ka vendosur që e vajza e saj të ndjekë shkollën në Shqipëri.

Advertisements

Sihana shkon në klasën e dytë dhe ish-deputetja uron që ajo dhe gjithë fëmijët e tjerë, sidomos ata që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, të bëjnë krenarë prindërit.

“Sihana sivjet shkon në klasë të dytë dhe unë e di se nuk ka kënaqësi më të madhe por edhe përgjegjësi më të vështirë për një prind se sa shkollimi i fëmijës.

Advertisements

Ndaj sot dua ti uroj shumë suksese nxënësve që ulen në bankat e shkollës, sidomos vogëlushëve që e kanë për herë të parë! Uroj t’ia dilni mbarë dhe ti bëni prindërit krenarë”, shkruan ajo, teksa ndan foto me të bijën nga Sheshi “Nënë Tereza”.

Artikulli paraprak“Disa këtu në vendin tonë dinë çfarë do të ndodhë, janë të lidhur me Iranin”/ Karamuço tregon qëllimin e hakerave: Kanë krijuar panik për sistemin bankar
Artikulli tjetërSPAK shpall pretencën për anëtaren e KPK Etleda Çiftja, ja sa vite burg kërkohet