Konfiskimi i ndërtimeve pa leje/ Rama si Robin Hood: Do t’ua marrim të pasurve, do t’ia japim popullit! Loja me oligarkët në prag të zgjedhjeve

Ndërkohë që gjatë qeverisjes 10-vjeçare të Ramës, qytetarë të thjeshtë u bënë viktima pas dënimeve për ndërtimin e një avllie apo për mospagim të energjisë elektrike, oligarkët janë pasuruar edhe më shumë me para publike dhe koncesione. Pikërisht tani, Rama i është rikthyer propagandës duke folur për pasuritë që do t’iu merren të pasurve e do t’i jepen popullit.

Advertisements

Në shown e ditëve të fundit, pas zemërimit qytetar në rrjetet sociale dhe në mediat ndërkombëtare për shkatërrimet në mes të sezonit turistik në “Prestige resort”, kryeministri po përpiqet të rikuperojë imazhin e humbur duke premtuar si Robin Hud, që t’iu rrëmbejë pasurinë të pasurve e t’ua japë atë të varfërve. Por çfarë ka ndodhur gjatë këtyre 3 ditëve?

Në një operacion propagandistik me regji qendrore, thuhet se po i sekuestrohen 1200 metra katror ndërtime pa leje në Tiranë oligarkut Salillari, një prej përfituesve kryesorë të tenderëve publike dhe koncesioneve në Shqipëri. Ndërsa Salillari vetëm me një kontratë të fundit pa garë dhe me 99.9% të fondit limit për mirëmbajtjen e rrugëve të Jugut, mori dhjetëra-miliona euro nga paratë publike. Në këto kushte nuk duket ta ketë problem që t’i parablejë po me para publike, 1200 metrat katrorë te sekuestruar në funksion të propagandës që i duhet sot Ramës, për të na bindur se po godet edhe oligarkët rreth tij.

Advertisements

Ajo që të bën përshtypje në këtë operacion propagande të kryeministrit, i cili kujtohet pas 10 vjetësh në krye të qeverisë për paligjshmërinë e ndërtimeve, është përpjekja e tij për të rishpikur veten si opozitar, si një person përballë sistemit që nga ngritur vetë për 10 vjet. E ndërsa është arkitekti i këtij sistemi, pasi prej 6 vitesh ka maxhorancë dhe fuqi të plotë mbi gjithçka, ndërkohë që prej 2019 edhe i gjithë pushteti lokal komandohet prej tij. Në të gjitha raportet ndërkombëtare theksohet se kryeministri Rama qeveris si autoritar, emëron dhe kontrollon vetë të gjitha agjencitë ligjzbatuese në vend, madje ndikimi i tij shkon edhe përtej ekzekutivit.

E ndërsa zgjedhjet po afrojnë, duket se Ramës nuk po i dalin mirë llogaritë pasi sipas sondazheve që ai vetë i administron, i rezulton se pakënaqësia popullore sa vjen dhe rritet. Për ta balancuar sadopak këtë zemërim qytetar, Rama thërret përsëri në ndihmë atë që ai e ka pikën e vet më të fortë; propagandën./BW

Artikulli paraprakVranë pabesisht Xhani Topallin/ Babë e bir dalin para gjykatës, revoltohen familjarët: Burg përjetë!
Artikulli tjetërHëna e plotë e shtatorit, cilat nga shenjat e Horoskopit janë më të favorizuara në biznes dhe dashuri