I riu shqiptar përplas Ferrarin në mes të Romës, humb kontrollin e mjetit dhe godet 4 makina të parkuara. Dëmet llogariten në mijëra euro

Një i ri shqiptar, teksa po drejtonte një makinë Ferrari ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me 4 mjete të tjera, të cilat ishin të parkuara.

Advertisements

Aksidenti ka ndodhur në Romë të Italisë, ndërsa siç raportojnë mediat italiane makina luksoze ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme të saj. Dëmet përllogariten në mijëra euro.

Advertisements

Aksidenti ka ndodhur para syve të shumë kalimtarëve, të cilët kanë ndaluar për të parë makinën e shtrenjtë.

Shqiptari nuk mundi të rimerrte dot kontrollin e Ferrarit për të shmangur goditjen, kështu që pjesa e përparme në anën e majtë të makinës u dëmtua. Po ashtu dëmtime pësuan edhe 4 makinat e tjera.

Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, ndërsa policia mori në pyetje shqiptarin me qëllim zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprak“Situatë është ulëritëse”/ Eksperti i kriminalistikës: Pse Ervis Martinaj mund të jetë vrarë
Artikulli tjetërArtan Hoxha publikon foton që po shpërndahet me shpejtësi, ja mesazhi i koduar që dha mbi varrin e Pablo Escobarit