Çfarë ndodhë nëse sistemi TIMS nuk funksionon? Flet eksperti i njohur i IT dhe tregon pasojat

Tomi Kallanxhi, ekspert IT në një intervistë për Euronews Albania, tregoi se sistemi TIMS përdoret për hyrje-daljet për qytetarët e Shqipërisë. Ai tha se ky sistem përdoret në kufijtë e Shqipërisë, ku qytetarët japin pasaportat.

Advertisements

“Sistemi TIMS është një sistem që përdoret për hyrje-daljet , është sistemi që ti je në kufi, jep pasaportën dhe dikush e fut në sistem ku dhe nga ai moment del se ti ke dalë nga Shqipëria,”- u shpreh ai.

Eksperti zbuloi ndër të tjera se çfarë ndodhë nëse sistemi TIMS nuk funksion.

Advertisements

“Nuk i jepet mundësia policisë dhe institucioneve që të marrin vesh dhe të ruajnë se ku shkojnë qytetarët,”-tregoi ai.

Ai ngre pikëpyetje për faktin se përse sistemi TIMS u prish në Kakavijë e Kapshticë e jo në Rinas.

“Një nga pikëpyetjet që lind është se përse sistemi është prishur në Kakavijë dhe jo në Rinas. Sistemi TIMS teorikisht duhet të jetë i njëjtë, por mesa duket nuk qenka i njëjti. Duket se ata i kanë ndarë në servera të ndryshme hyrjet e daljet, ajrore dhe tokësore,”- tha eksperti.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e së shtunës se hakerat iranianë kanë sulmuar sistemin TIMS.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, kreu i qeverisë shqiptare nënvizon se po punohet pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale.

Ky nuk është sulmi i parë i Iranit ndaj Shqipërisë. Pak javë më parë u sulmuan sistemet qeveritare. Për këtë arsye Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet me shtetin e Iranit

Artikulli paraprakTragjike! Varka u përmbys në ujë dhe humbën jetën 5 persona, dyshime se u godit nga një balenë që po dilte në sipërfaqe
Artikulli tjetërMjaft e njohur dhe e dashur për publikun, Arilena Ara na prezanton me “binjaken” e saj (FOTO)