Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur pranë qytetit brazilian të Belem.
Advertisements
Sipas raportimeve thuhet se të paktën 14 persona humbën jetën dhe 26 u zhdukën, pasi një varkë u mbyt të enjten në mëngjes. Varka e cila po udhëtonte midis Camara, në ishullin Marajo, dhe Belem, u mbyt pranë plazhit Saudade, në ishullin Cotijuba.
Autoritetet thanë se shkaku i aksidentit ende nuk është përcaktuar.
Advertisements
Sipas Sekretariatit të Sigurisë Publike (Segup), varka nuk ishte e autorizuar për të transportuar pasagjerë dhe ishte nisur për në det nga një port klandestin.
Zjarrfikësit nisën një operacion kërkim-shpëtimi me ndihmën e zhytësve, nëntë varka dhe një helikopter për të tërhequr trupat dhe për të gjetur viktimat e zhdukura në det.