Ministri Bledi Çuçi ka komentuar mbrëmjen e sotme në një emision televiziv zhdukjen e dyshimtë të Ervis Martinaj.
Advertisements
Ministri Bledi Çuçi: Policia nuk mund të flasë pa prova, ai është një person i shpallur në kërkim. Po hetohen disa pista. Shoqëruesin policia e zbuloi. Unë nuk jam i sigurt, jam dyshues edhe për ty nëse shoh një shenjë, por pa para shenjë nuk dyshoj tek ty.
Është policia që ka identifikuar këtë person. Reforma që bëmë ne në AMP po jep frytet e veta. Kemi krijuar strukturë të re inteligjente e kemi shkëputur nga policia dhe ka pasur rezultat mbresëlënëse në një vit.
Advertisements
Arrestime këtë 8 mujor 183 arrestime vetëm policë , ndërsa në 2019 ka pasur vetëm 40. Janë të rëndësishme faktet.
Kjo është një betejë e përjetshme që bëhet brenda çdo organizate midis të mirës dhe të keqes. Nuk është e thënë që vesh uniformën e policisë ti je virgjëreshë. Ka element të korruptuar dhe bashkëpunojmë me krimin.