Çmimi i naftës zbret në nivelin më të ulët në bursë që nga janari, po tek ne kur do ndihet ulja?!

Çmimi i naftës bruto në tregjet e huaja ka pësuar një rënie të konsiderueshme, duke zbritur në nivelin më të ulët që prej janarit të këtij viti.

Advertisements

Për herë të parë që prej nisjes së agresionit rus në Ukrainë kur çmimi në tregjet e huaja vetëm regjistroi rritje duke shkuar deri afër nivelit 130 dollar fuçia, sot çmimi i naftës bruto në bursën ndërkombëtare është 88 dollarë.

Gjithsesi ky çmim mbetet më e lartë se në shtatorin e vitit të shkuar kur kushtonte 72.60 dollarë.

Advertisements

Pavarësisht kësaj rënie ne bursë, në Shqipëri nuk është reflektuar. Aktualisht qytetarët një litër naftë e blejnë për 232 lekë, që është çmimi i fundit i caktuar nga Bordi i Transparencës për Monitorimin e Karburanteve më 2 shtator.

Sipas Ministrisë së Financave, ata marrin si referencë për çmimet e reja, luhatjet në bursën Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatoreve.

Artikulli paraprakMuhamet Rrumbullaku prezantohet në postin e Drejtorit të Policisë: Do të heqim uniformat blu nga rruga, garantoj disiplinë të thelluar
Artikulli tjetërE rëndë! Helmohen nëntë punonjës të një fabrike përpunimi ulliri në Fier