Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, është prezantuar mëngjesin e sotëm në postin e drejtorit të kryepolicit një ditë pas marrjes së emërimit me vendim qeverie.
Advertisements
Në fjalën e tij ai prezantoi objektivat objektivat e detyrës së tij të re duke listuar mes tyre edhe porosinë e një dite më parë të kryeministrit Edi Rama për të hequr policët nga kontrollet e automjeteve për shpejtësinë në rrugë.
Ai theksoi se një tjetër pikë është prezenca e policëve pa uniformë në rrugë për të rritur evidentimin e elementëve që cenojnë sigurinë e qytetarëve.
Advertisements
“Shpresoj që karriera e gjatë drejtuese në strukturat e policisë të më shërbejë për të dhënë kontributin tim në luftën pa kompromis ndaj korrupsionit brenda dhe jashtë radhëve të policisë. Policia ka nevojë për një frymë të re që e sjell vetëm gjenerata e re e Policisë së Shtetit me përvojën e policëve të karrierës që janë shembull e model. Policia e shtetit mbart të gjitha kapacitetet e nevojshme. Çdo punonjës policie duhet të jetë komod brenda në organizatë.
Do garantoj disiplinë. Nuk ka vend për punonjës policie pa integritet moral, profesional, por për zyrtarë që e shohin punën si kontribut për komunitetin. Kjo do të arrihet me edukim dhe trajnim. Uniforma e çdo polici nuk është vetëm veshje por simbol i luftës së përhershme me krimin. Objektiva do të jenë reformë e thellë ligjore dhe arsimore në të gjitha nivelet e organizimit të Policisë. Rialokim i burimeve njerëzore, riorganizime lokale dhe qendrore.
Analiza për të gjitha mosrealizimet në luftën kundër krimit të organizuar, analizë e thelluar në luftën kundër paligjshmërisë, dekonspirimet e operacioneve policore për dhënien e masave në këtë drejtim. Vlerësim real në lidhje me tendencën në rritje të krimit kibernetik. Vendosja e inteligjencës në çdo veprimtari policore për hetimet proaktive. Së treti, riorganizim i kapaciteteve monitoruese të kontrollit në komunitet, krijimi i rrethanave të reja gjatë kontrolleve me prezencën e policëve pa uniformë me qëllim rritjen e evidentimit të fenomeneve që cenojnë sigurinë. Ulje e prezencës së policëve në territorin e vendit për kontrollit’-përfundoi ai.