Tym dhe flakë, mbërrin policia/ Çfarë ndodhi gjatë natës në ambientet e ambasadës së Iranit në Tiranë

Prej disa minutash ka nisur në ambasadën e Republikës Islamike në Tiranë zhvendosja e sendeve të diplomatëve, të cilët priten të largohen nga Tirana, pasi qeveria shqiptare shkëputi zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike me Teheranin zyrtar.

Advertisements

Në ambientet e ambasadës që ndodhet në rrugën “Mustafa Matohiti” shihet një dritë në formë flake në ambientet e brendshme të godinës. Nuk dihet ende se çfarë po ndodh aty, por raportohet se po digjen dokumente.

Advertisements

Gjithashtu mësohet se dy oficerë policie, një i repartit “Shqiponja” dhe tjetri i Forcave të Rendit janë paraqitur në zyrat e ambasadës.

Artikulli paraprakBurg deri në 3 vjet kush ngroh dhomën më shumë se 19 gradë celcius, ky shtet europian merr masat ekstreme për racionimin e energjisë
Artikulli tjetërKthjellime dhe vranësira në veri, ja si do të jetë moti sot