Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është përgjigjur nëse do të kandidojë për bashkinë e Tiranës.
Advertisements
Ai fillimisht e ka pritur me të qeshur këtë pyetje, ndërsa ka treguar se ka ambicie të tjera.
Advertisements
Meta: Së pari gjthë angazhimi im nuk ka patur të është me asnjë lloj pozicionimi institucional apo pushteti, ka qenë konsistent në mënyrë të vazhdueshme që para zgjedhjeve të 25 prillit. Ishte e qartë që gjithë ato afera po përdoreshin për të deformuar vullnetin e qytetarëve siç ndodhi në 25 prill, për të deformuar institucionet e për të pasur këto tregues, që janë më negativet krahasuar me rajonin. Nuk kam këtë lloj ambicie. Nuk është kjo ambicie që më motivon në këtë askion politik. Ambicia ime është të rivendosim demokracinë.