“Kishte ardhur një informacion se 101 drejtues të lartë…”, gazetari i njohur tregon arsyet pse Gledis Nano kërkoi testin e drogës në radhët e policisë

Gazetari i kronikës Ermal Vija, ka zbuluar prapasekenat dhe arsyet që e çuan ish- Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, për të urdhëruar kryerjen e testit të drogës brenda radhëve të policisë.

Advertisements

I ftuar në emisionin Open, në News 24, Vija theksoi se në Policinë e Shtetit kishte ardhur një informacion nga Agjencia e mbikqyrjes Policore se 101 drejtues të lartë ishin përdorues të kokainës.

Ky informacion më pas e shtyu ish drejtorin Nano që të lëshonte urdhërin për kryerjen e testit të drogës, sipas gazetarit.

Advertisements

“Gledis Nano bëri një përpjekje ligjore, pasi urdhëroi kryerjen e testit të drogës. Policia e Shtetit ka pasur një informacion nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore ku thuhej se 101 drejtues të lartë të policisë kanë qenë potencialë si përdorues të kokainës. Kjo ka qenë një nga informacionet e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore në Policinë e Shtetit.

Testi i drogës ka qenë lëvizja e Gledis Nano për të pastruar Policinë e Shtetit. U nis me bujë, pati disa efektivë që rezultuan pozitiv, por më pas disa prej tyre u rikthyen. Pasi vetëm test i parë ka rezultuar pozitiv dhe testi i dytë ka dalë negativ. Disa të tjerë kanë dhënë dorëheqjen disa të tjerë janë larguar nga detyra.

Më pas nuk kemi më informacion çfarë ka ndodhur me procedurën e testit të drogës”, tha gazetari.

Artikulli paraprakGazetarja e njohur zbulon informacionin e bujshëm për Ervis Martinajn: Për këtë është në dijeni edhe Gledis Nano
Artikulli tjetërA do të kandidojë për bashkinë e Tiranës? Ilir Meta jep përgjigjen përfundimtare