I vuri detyrë vetes dhe ia arriti. Synimin e tij të përshkimit të distancës Sarandë – Tiranë me këmbë atleti Alush Çukari e ka bërë realitet.
Advertisements
Paraditen e së hënës Çukari ka përfunduar maratonën e tij personale, ku në orën 09.00 atleti arriti në sheshin Skënderbej dhe pikërisht përballë monumentit të Skënderbeut.
Me veshje sportive ku mbi shpinë në bluzën e tij kishte të shkruar “Ejani në Sarandë”, atleti Alush Çukari e vazhdoi rrugën duke u nisur nga Saranda drejt Tiranës.
Advertisements
Rrugën atleti nuk e përshkoi brenda një dite. Vrapimin e tij e ka realizuar dy herë në javë, duke vazhduar nga vendi ku e kish lënë për të ecur më tej.