Flet vrasësi i shqiptarit në Greqi: E shtrëngova në fyt me litar, e bëra për të shpëtuar tim bir. I kam borxh 75 mijë euro

53-vjeçari që vrau Xhani Topallin në Greqi ka treguar për autoritetet se si i mori jetën, biznesmenit shqiptar në ishullin e Rodos.

Advertisements

Ai ka thënë se gjithçka që bëri, e bëri për të shpëtuar të birin, pasi sipas tij biznesmeni shqiptar kishte shkuar i dehur në takim dhe kishte qëlluar me grushte djalin.

“Unë dola para për të mbrojtur djalin nga goditjet kontraktorit dhe më pas aty nisi sherri”, ka thënë ai.

Advertisements

53-vjeçari, pronar hoteli është shprehur gjithashtu se e shtrëngoi në fyt me litar shqiptarin, por nuk e kishte kuptuar që po e mbyste.

Ndër të tjera ai tha se i kishte 75 mijë euro borxh Topallit.

Sipas pretendimit të tij, gjatë përleshjes ai ka kapur një litar dhe e ka shtrënguar në fyt 46-vjeçarin , duke e hedhur përtokë dhe duke tentuar ta imobilizojë, pa e kuptuar siç thotë ai se e kishte mbytur.

Kur kuptoi se shqiptari kishte vdekur, 53-vjeçari e zhveshi me ndihmën e djalit të tij 20-vjeçar dhe e çuan trupin në një rrugë të shkretë midis Psinthos dhe Afandou.

Autori i vetë-rrëfyer ishte vënë në shënjestër të policisë që në fillim, pasi kishte pasur një takim me viktimën mbrëmjen që Xhani Topalli u zhduk.

Sipas informacioneve të “demokratiki”, 53-vjeçari është takuar me biznesmenin shqiptar në vitin 2014, kur ata kishin një partneritet.
Në vitin 2019, 46-vjeçari ka marrë përsipër rinovimin e hotelit të autorit, i cili rezulton se i kishte rreth 75 mijë euro borxhe.

Mbrëmjen e së dielës, (28 gusht) viktima ka shkuar në hotelin e 53-vjeçarit, dhe sipas autorit ka qenë i dehur dhe është konfliktuar me të.

Autori pretendon se 46-vjeçari po i bënte presion për t’i marrë parët dhe se i kishte shkuar shumë herë në hotel nën efektin e alkoolit, duke i shkaktuar shqetësime./abcnews.al/

Artikulli paraprakDeputetët e PD-së çojnë Bordin e Transparencës në Kushtetuese: I shërben oligarkëve, jo qytetarëve!
Artikulli tjetërNga Saranda në Tiranë me vrap, atleti bën ëndrrën e tij realitet